Frika nga koronavirusi/ Qeshni me lot, ja çfarë mënyre ka zgjedhur kjo grua për të blerë ushqime

26/03/2020 18:48

Koronavirusi përpos viktimave dhe të infektuarve, ka regjistruar dhe shumë situate komike, e fundit, na vjen nga Britania e Madhe. Kryeministri i vendit Boris Johnson, së fundmi ka dhënë urdhër që qytetarët të izolohen në shtëpi dhe të dalin në orare të caktuara, vetëm për të bërë furnizime apo për të blerë ilaçe.

Një grua, e cila ka ndjekur me “fanatizëm” këshillat e qeverisë për distancim social, ajo ka dalë për të blerë ushqime e mbuluar me një top të madh mbrojtës.

Sapo mbërrin në supermarket, një punonjës i ofron ndihmë, por nga kërkesat e saj të shumta, duket se në fund i humbet durimi. Më pas, një tjetër punonjëse, i kërkon gruas që të dalë nga ambientet e godinës, duke e “kërcënuar” se nëse nuk i përgjigjet kësaj kërkese, do të detyrohet të kërkojë ndërhyrjen e sigurimit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel