Qeveria e Holandës i ka dorëzuar sot parlamentit, opinionin me propozimin konkret në lidhje me çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Gazetari i Top Channel-it, Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve diplomatike ka mundur të sigurojë detaje nga ky propozim.

“Qeveria holandeze propozon hapjen e negociatave me kusht”, citohet nga një burim diplomatik.

Kushtet lidhen me Gjykatën Kushtetuese, Gykatën e Lartë, Vettingun, Ligjin për Median dhe Reformën Zgjedhore.

Kështu më datë 17 mars, kjo letër do të diskutohet në parlament. Mund të ketë kushte shtesë, mund të ketë mocione nga partitë. Me rastin më të mirë, parlamenti do i japë viston ministrit Blok të shkojë në Këshill më 24 mars me këto kushte.

Top Channel