Maqedoni e Veriut, rekomandohet ndalimi i tubimeve publike!

28/02/2020 18:49

Ministri maqedonas i shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi në një konferencë për shtyp se dikasteri i tij rekomadon që të ndalohen dhe të kufizohen tubimet publike massive. Kjo sipas tij do t`i propozohet Qeverisë si masë që është  në përputhje me Ligjin për sëmundjet ngjitëse.

Një hap i tillë, thotë INA, vjen si pasojë e frikës nga përhapja e koronavirusit. Propozimi iu dërgua ekuzekutivit  cilia ia dha dritën jeshile. Sipas ministrit Filipçe, kjo masë do të zgjasë një javë, dhe më pas Ministria e Shëndetësisë do të sjellë një vendim plotësues. Filipçe deklaroi se nëse do të jetë e nevojshme, mund të zgjatët afati I masës, që mund të çojë drejt ndalimit të karnevaleve në Strumicë dhe Prilep, por edhe mitingjeve të partive politike. Dy ditë më parë, mjekët në Shkup konstatuan rastin e parë të koronavirusit në Maqedoni.

Bëhet fjalë për një 50 vjeçare që kishte qenë në Itali, e cila është vendosur me shpejtësi në karantinë.

Top Channel