E enjtja nisi më vranësira të dendura dhe reshje shiu në gjithë vendin, herë pas herë në formë rrebeshi dhe breshëri.

Që në orët e para të mëngjesit patëm rënie të ndjeshme të temperaturave.

“Rënia e temperaturave vazhdon edhe në drekë, duke bërë që maksimumi sot të jetë jo me shumë se 13 gradë. Ndërsa minimumi sot është -2 gradë Celsius”, u shpreh Adiola Bani, meteorologe.

Këto temperatura do të mbeten prezente edhe të premten, ku do të ketë rrebeshe të herëpashershme shiu dhe dëbore në zonat malore.

“Të premten kemi një përmirësim të situatës, edhe e shtuna dhe e diela paradite do të karakterizohen nga kthjellime në gjithë territorin. Të dielën pasdite do të kemi sërish reshje shiu dhe vranësira në veri dhe veriperëndim”, tha Bani.

Në fundjavë kalojmë zyrtarisht në stinën e pranverës.

Edhe 10-ditëshi i parë i marsit do të jetë me shi, por me temperatura të larta deri në 20 gradë Celsius.”

 

Top Channel