Arra e Dashurisë/ Fruti i rrallë më formë të veçantë

27/02/2020 16:28

Kristofi është një prerës i specializuar i arrave të famshme të dashurisë të Sejshelëve. Aftësitë e tij e bëjnë atë shumë të kërkuar. Arra e detit, është unike për zinxhirin e ishujve dhe e njohur në botë për formën e saj impresionuese, atë të të pasmeve të një gruaje. Puna e Kristofit është që të ndajë guaskën nga tuli, që shitet në vende të tjera të botës. Shumë kultura, e konsiderojnë këtë frut si një afrodiziak të fuqishëm.

Zakonisht kinezët, por edhe banorët lokalë, kanë një lloj supersticioni se ata mund ta përdorin atë në alkool, si uiski. Dhe nëse e pinë, ajo u jep fuqi. Por është një mit

Pasi e nxjerr nga lëvozhga, arra e rrallë e kokosit pastrohet, thahet dhe paketohet për eksport. I gjithë ky është një operacion pa shpërdorime. Gjithçka tepron, përpunohet dhe përdoret në vaj ndërsa lëvozhgat ngjiten deh shiten si suvenire.

Kjo punë që unë bëj është unike në të gjithë botën, ndaj ndjehem me të vërtetë krenar

Tuli mund të shitet për thuajse 100 dollarë kilogrami dhe një lëvozhgë bosh mund të arrijë edhe dyfishin e çmimit. Pas shekujsh mbledhje të saj, arra e dashurisë thuajse u zhduk. Por që nga 2011 ajo është klasifikuar si një specie e rrezikuar. Ishujt Sejshel, kanë marrë masa drastike për të mbrojtur arrën e kokosit, që është edhe fara më e madhe në botë. Mbledhja e saj është e kufizuar deri në 2 mijë arra në vit. Është e paligjshme të eksportosh arrën e plotë. Ndërkohë ka kontrolle strikte për shitjen e saj. Autoritetet shpresojnë se kjo do të shpëtojë frutin unik nga zhdukja.

Top Channel