Top Story/ Suplementet që përdoren për muskujt në palestër, zgjojnë qelizat kancerogjene te përdoruesit

26/02/2020 08:11

Përdorim të gjerë suplementet kanë edhe te njerëzit që merren me palestër.

Në ditët e sotme i kushtohet një rëndësi e madhe paraqitjes fizike. Kështu gjithnjë e më shumë sheh njerëz që në mënyrë të dëshpëruar kërkojnë të përmirësojnë imazhin e tyre. Disa prej tyre duan që të fitojnë masë trupore në kohë më të shkurtër. Këtu hyjnë në lojë suplementet.

“Besoj që alarmi kryesor në Shqipëri është në këto raste. Nuk mund të marrim suplemente, që kryesisht kanë minerale, vitamina, aminoacide ose vajra esencial që ne mendojmë se na përforcojnë situatën tonë gjatë aktivitetit tonë fizik. Maksimalisht ato mund të mbajnë një orë ose dy orë që ne të kemi një fuqi të shtuar por ama mund të shohim p.sh te djemtë kur marrin karnitinë mund të japi dhimbje të pjesës së bustit ose të gjymtyrëve të poshtëm të shtuara këto nga marrja e suplementeve, kështu që duhet të jetë kujdes doza”, tregon Brikena Xhixho, dietologe.
Instruktorë të ndryshëm i orientojnë njerëzit që merren me palestër drejt suplementeve. Por ka nga ata që suplementet i sugjerojnë vetëm tek personat që duan të merren profesionalisht me palestrën.

“Zakoni im ka qenë orientimi drejt ushqimit dhe ata persona që kanë dashur që të hynë më profesionalisht ja kam dhënë dhe i kam drejtuar te firmat më të mira dhe që kanë patur feedback shumë pozitive. Dhe nuk kanë patur p.sh proteina që hidrolizon veshkën”, tregon Dorina Mema, instruktore palestre.

Por akoma më e rrezikshme është kur instruktorët i drejtojnë te hormonet. Kjo është një mënyrë e rrezikshme pasi përdorimi i tyre mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore. Një prej tyre mund të jetë zgjimi i qelizave kancerogjene në trupin e njeriut.

“Sot garojnë me hormone, po a kontrollohen këta njerëz dhe ky hormone a kontrollohet. Sepse mund të kesh një qelizë kancerogjene të fjetur në pemën familjare dhe e ke në trup. Ajo qelizë kancerogjene do rritet, se hormone nuk bën gjë tjetër veçse i trefishon qelizat muskulare dhe kështu do të trefishojë edhe qelizën kancerogjene. Pra duhet të kini shumë kujdes”, tregon Dorina Mema, instruktore palestre.

Top Channel