Referuar tregtimit të suplementeve një rrezik akoma edhe më i madh u kanoset përdoruesve të tyre, nëse i blejnë nga interneti.

“Unë kam frikë nga firma të cilat gjenden on-line po nuk i dihet fabrika ku është”, tregon Dorina Mema, instruktore palestre.

“Këtë unë e shoh si të pakuptimtë të pa logjikshme sepse gjithë preparatet që blihen on-line merren pa recetë mjeku. Normalisht mjeku që bënë vizitën të jep medikamentet dhe suplementet, ai ka dituri, ka gjithçka që i duhet të dijë për suplementet. Nuk mund të marrësh suplemente on-line që janë të pakontrolluar të pa certifikuara. Kjo është e padiskutueshme të paktën për mua”, Bledi Pistolja, mjek.

Vitet e fundit biznesi i suplementeve on-line është një mënyrë e mirë për të siguruar para. Madje kaq shumë fitime sigurohen në këtë mënyrë sa me dhjetëra site tregojnë se si mund të tregtosh on-line suplemente ushqimore.

“Qytetarët duhet ta dinë se këto lajme apo reklama janë të kontrolluara paraprakisht nga një ekip shkencor dhe të jenë të dokumentuara. Arsyeja pse është dhënë kjo liri është çështje tjetër dhe këtu është misioni ynë i shëndetësisë që tu themi të sëmurëve atë që ne si mjekë besojmë dhe shpresojmë që ka lidhje me shërimin e tyre. Dhe natyrisht që ata kanë të drejtën e zgjedhjes”, tregon Prof. Dr. Iuf Kalo, Mjek, Lektor pranë UET.

Kuptohet që në këto kushte edhe vendi ynë është një treg ideal për lulëzimin e këtyre faqeve që reklamojnë suplemente, që bëjnë magji me trupin apo shëndetin e njeriut. Shumë prej faqeve përdorin imazhin e figurave publike për ta bërë më të besueshëm efektin e produktit që shesin.

“Kam patur shumë oferta për të bërë këto reklama dhe nuk i kam bërë. Sepse nuk dua të bëhem një ndër ta, që të jem një mashtrues i radhës”, tregon Dorina Mema, instruktore palestre

Sipas këtyre faqeve on – line ka çajra që të dobësojnë për pesë ditë e në të njëjtën kohë ka mjaltë që të shton në peshë në një afat shumë të shkurtër. Por sipas ekspertëve asnjë nga këto nuk mund të jetë e mundur pasi çdo proces do kohën e vetë të zhvillimit aq më tepër kur flasim për organizmin e njeriut.

“Është e vërtet që ka shumë element ose çajra të cilat që për të realizuar efektin magjik të dobësimit të dëmtojnë. Nuk mund ti besosh dot një çaj se do më dobësoj për pesë ditë. Më fal po nuk mund ti besojmë dot dobësimit, të heqjes së një cope dhjami, prerjes. Po dhjami brenda organeve , pa pastrimi i enëve të gjakut , po sintetizimi i trupit, i cili nuk është gjë tjetër veç ruajta e shëndetit tonë”, Dorina Mema, instruktore palestre.

Suplementet që shiten on – line nuk janë të kontrolluara, nuk dihet se nga vijnë dhe se çfarë efektesh anësore mund të kenë. Këtu duhet të përmendim rrezikun që mund të kanoset nga suplementet pasi ato mund të jenë të falsifikuara. Ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi për dëmin që mund të shkaktojnë në shëndetin e përdoruesve. Në rastet kur janë mjekët që i përshkruajnë suplementet ato janë më të sigurta. Pasi mjeku dhe farmacisti ka njohuri për produktin dhe efektet anësore.
“Është në varësi të diagnozës. Përdorim si gjithë të tjerët kur është e nevojshme. Por nuk përjashtojmë edhe mundësinë që mund të ketë abuzime. Por të paktën mjeku kur e jep suplementin e jep në mënyrë të arsyeshme për të ndihmuar dhe nuk e jep për abuzime”, tregon Bledi Pistolja, mjek.

Top Channel