Rrëfehet këngëtarja: PO, e kam bërë gjoksin pasi linda vajzën, sepse kishte nevojë për trajtim

25/02/2020 17:47

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Florian Gjini, ishte e ftuar këngëtarja Silvana Dollapi.

Këngëtarja prej vitesh jeton në Zvicër dhe për këtë arsye nuk ishe e pranishme në studio, por ajo ndërhyri gjatë debatit në studio me anë të një lidhjeje live. Gjatë fjalës së saj Dollapi pranoi se ka kryer ndërhyrje kirurgjikale estetike dhe zbuloi se ka bërë gjoksin. Megjithatë sqaroi se këtë gjë e bëri jo për të rritur madhësinë, por për ta ngritur pas lindjes së vajzës.

Ndërsa për fytyrën Silvana u shpreh se nuk ka bërë ndërhyrje kirurgjikale, por trajtohet herë pas here duke bërë botoks.

“Unë jam pro këtyre gjërave pse jo, nuk mund të themi që jemi bio, por më pëlqeu goca që tha se për buzën, përse mos ta bëjë kur e ndjen veten më mirë. Atëherë duhet të jemi pak a shumë te vetvetja dhe të mos abuzojmë. Çdo gjë varet dhe nga profesioni që ke. Profesioni im nuk besoj që abuzon me këtë gjë. Unë mendoj nuk kam abuzuar. Ndërhyrje kam bërë gjoksin dhe jam shumë e kënaqur, unë e kisha të rritur kur linda vajzën ngelën pasojat dhe e kisha të nevojshme ngritje dhe mbushje. Atëherë përveç gjoksit kam bërë dhe barkun, e kam mbledhur. Në fytyrë kam bërë plazmën botoks dhe kaq”, u shpreh këngëtarja.

Top Channel