Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Gramsh ku një furgon ra nga një lartësi dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas sirian.
Gjithashtu nga ky aksident janë lënduar 7 të tjerë.
Ditën e sotme policia ka njoftuar se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetas shqiptar.
Gramsh
Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez, në përfundim të veprimeve te para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi M.Gj.,mbrëmjen e djeshme humbi kontrollin mbi mjetin “Fuoristradë” që transportonte në mënyrë të paligjshme 9 shtetas nga vendet e treta dhe për pasojë mjeti doli nga rruga, ku dy persona humbën jetën dhe 7 te tjerë ndodhen në spital për ndihmë mjekësore
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kuijëve , me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”, ku parashikohet denimi nga 15 vjet deri në burgim të përjetëshëm.
Top Channel