“Ky është momenti”/ Çelja e negociatave, raportuesja e PE-së: Aktorët politikë të bëhen bashkë

21/02/2020 14:10

Në një konferencë për shtyp, raportuesja e Parlamentit Evropian, Isabel Santos u shpreh se për të munduar çeljen e negociatave për Shqipërinë duhet që të gjithë aktorët politikë të bëhen bashkë.

“Kemi nevojë për sinjale të mira dhe të forta që të ecim përpara në këtë proces anëtarësimi. Ne të gjithë duam çeljen e negociatave dhe kjo duhet të jetë objektivi kryesor i kësaj. Ka ardhur koha që të gjithë të bëhen bashkë për të arritur këtë. Ky është momentin për t’u bërë bashkë. Aktorë të ndryshëm politikë, ju thashë se për të mbrojtur Shqipërinë unë do ta bëj këtë, por dua që të gjithë aktorët politik të jenë me mua”, u shpreh Santos.

Më tej shtoi:

“Nuk do komentoj çështjet e brendshme të politikës, është momenti për të qenë të bashkuar. Kjo është thirrja ime për të gjithë aktorët politikë. Ua kam shpjeguar rëndësinë e këtij momenti. Askush nuk mund të thotë që është përgjegjësia e BE-së. Thirrja ime është të jeni të bashkuar për të përmbushur këtë objektiv dhe për të arritur reformat e duhura.

Top Channel