A do e mbështesë Metën në 2 mars? Basha thotë se do të flasë të shtunën. PD, konferencë për shëndetësinë

21/02/2020 19:49

Në 1 vjetorin e djegies së mandateve dhe protestave opoztiare Lulzim Basha shmangu komentet politike nëse do e mbështeste Ilir Metën në manifestimin e thirrur më 2 mars.

Përvjetorin e parë të braktisjes së Parlamentit, Partia Demokratike e përkujtoi me një konferencë për shëndetësisë. Zotimi i parë i Lulzim Bashës ishte zhberja e koncesioneve korruptive.

“Shëndetësia falas një gënjeshtër kriminale. Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 usd për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione e PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 mln euro në vit. vendimi i parë anulimi i PPP dhe vënia para ligjit e përgjegjësve”, tha ai.

Replika e vetme që kishte me Edi Ramën ishte për zotimin e Kryeministrit për kthimin e mjekeve nga diaspora: “E dëgjuat marrëzinë e djeshme që do kthejmë mjekët nga diaspora. A ka kufi marrëzia. Po ti mbaj njëherë këta që ke këtu”.

Lulzim Basha premtoi rritjen e pagave për personelin shëndetësor në 1200 euro në muaj për mjekët dhe 700 euro për infermierët.

Top Channel