Napoli/Bankieri zbrazi llogaritë e klientëve në orët e fundit të jetës

18/02/2020 18:50

Dy persona u arrestuan me akuzën e pastrimit të parave, mashtrimit dhe mashtrimit të kompjuterëve: krimet e kryera arritën në rreth një milion euro

Policia financiare në Napoli arrestoi dy persona që falsifikonin fjalëkalimet për të hyrë në llogaritë rrjedhëse të klientëve në moshë të madhe për t’i zbrazur paratë nëse ata vdisnin. Bankieri i familjes, Stefania Masi dhe agjentja e sigurimeve Felice Crisci akuzohen për pastrim parash, mashtrimi dhe mashtrim kompjuterash.
Një mashtrim prej një milion euro. Hetimi zhvillohet nga Seksioni i Tretë i Prokurorisë Publike të Napolit, nga ndihmësi i prokurorit Piscitelli dhe nga prokurori Orlando. Bankierët kishin arritur të vidhnin paratë e 15 personave

Top Channel