Kina në luftë me vdekjen/ Ngritja në kohë reale e spitaleve, punëtori fle mbi materialet e ndërtimit

18/02/2020 13:35

Një ndër masat më të shpejta të ndërmarra nga qeveria e Kinës në përpjekje për të minimizuar përmasat e shpërndarjes së koronavirusit, ishte ndërtimi i spitaleve të specializuara për trajtimin e epidemisë në një kohë rekord.

Të gjithë mbetën të habitur se si ishte i mundur ndërtimi në vetëm pak ditë, i spitaleve që në kushte të tjera do të duheshin muaj të tërë për t’u ngritur.

Mediat e huaja kanë publikuar foto të punëtorëve gjatë momenteve që ndërtonin spitalet. Një punëtor që është shtrirë për të fjetur mbi materialet e ndërtimit, në mes të ftohtit është me të vërtetë një ndër imazhet që do të thotë shumë.

Për më shumë ndiqni fotot e mëposhtme…

FOTO GALERI
1/19

Top Channel