Gjatë konferencës së jashtëzakonshme, të mbajtur ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta foli për një mafie që kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese.

I ftuar në “Open” në Top Channel, Meta hodhi gishtin te kryetari i KED-së, Ardian Dvorani, ku sipas Metës, Dvorani po kryen veprimtari kriminale në emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Mafia është kjo. Me datë 8 nëntor, në ditën e partisë, kryetari i Kuvendit i shkruan vetëm Dvoranit, por unë kur nis letra i nis letra njëkohësisht disa autoriteteve siç është edhe Avokati i Popullit. Ata gënjejnë njëri-tjetrin. Bëjnë aktrim të paparë. Unë me 5 nëntor i kam nisur letër Gramoz Ruçit, Dvoranit dhe Avokatit të Popullit. Ndërsa në letrën e Dvoranit që i nis Kryetarit të Kuvendit thotë se s’ka letër nga Presidenca”, u shpreh Meta.

Më tej shtoi:

“Këto dokumente i kanë marrë të gjithë ambasadat meqë ato e kanë me merak Reformën në Drejtësi.”

Top Channel