Operacioni Forca e Ligjit, të premten ka dërguar dy kërkesa të tjera për deklarimin e burimeve të pasurisë, subjekteve Klaus Metushi i njohur ndryshe me emrin Klodjan Çopja dhe Emiljan Shegës, të dy të dënuar në angli për trafikim të lëndëve narkotike.

Klodjan Çopja, u dënua në Angli, në vitin 2017 me 17 vite burg, pasi ishte cilësuar si kreu i një rrjeti të shpërndarjes së drogës, vlera e së cilës arrinte deri në 60 milionë paund. Ky rrjet funksiononte kryesisht në perëndim të Londrës.

Ndërsa Emiljan Shega, u arrestua në vitin 2010 në Angli ku u dënua me dy vite e gjysmë burg. Ai ishte pjesë e një grupi të shpërndarjes së kokainës dhe pastrimit të parave, vlera e së cilave ishte 10 milionë paund.

Sipas policisë, të dy këta subjekte me banim në Elbasan, do të duhet që brenda 48 orëve të deklarojnë burimin e pasurisë së tyre.

Top Channel