Shtëpia e Bardhë “e zhgënjyer” me transparencën e Kinës për koronavirusin

14/02/2020 11:08

Shtetet e Bashkuara ndihen të zhgënjyera nga mungesa e transparencës së Kinës për krizën që ka krijuar koronavirusi, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ditën e djeshme.

“Jemi pak të zhgënjyer nga mungesa e transparencës që vjen nga kinezët,” u tha gazetarëve Larry Kudlow, drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Nga ana tjetër, Trump vlerësoi të enjten homologun e tij kinez Xi Jinping për përgjigjen e qeverisë së tij ndaj virusit, i cili ka vrarë zyrtarisht 1,367 njerëz dhe infektuar gati 60,000 që nga dhjetori. Por Kudlow tha se pyetjet pa përgjigje ishin në rritje dhe nuk kishte asnjë shenjë të bashkëpunimit të premtuar.

“Presidenti Xi siguroi Presidentin Trump se Kina do bashkëpunonte, ata do të pranonin ndihmën tonë,” shtoi ai.

“Ne jemi mëse të gatshëm të punojmë me KB (dhe) OBSH për këtë dhe ata nuk do të na lejojnë. Unë nuk e di se cilat janë motivet e tyre. Unë e di se mesa duket gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë atje. ”

“A është Byroja Politike me të vërtetë e sinqertë me ne?” pyeti ai, duke iu referuar organit të lartë drejtues të Kinës komuniste.

Një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetit pritet të arrijë në Kinë gjatë fundjavës.

Top Channel