Koza Nostra në Sicili, policia italiane kap arsenal armësh, nëntokë në plazh (video)

14/02/2020 19:38

Policia italiane ka zbuluar një arsenal armësh në dy rezervuarë nëntokësorë uji, jo larg një plazhi publik në Katania të Sicilisë.

Aty janë gjetur pushkë, pistoleta, kallashnikovë dhe rreth 3 mijë njësi municionesh si dhe armatime të tjera, ka njoftua agjencia italiane Ansa.

Armët janë gjetur në rezervuar në një thellësi prej dy metrash, në një hapësirë që i përket një klubi në plazhin e Le Kapanin.

Autoritetet e sigurisë menjëherë kanë filluar hetimet kundër disa personave të panjohur, ndërkaq është bërë e ditur se në këtë ka gisht mafia siciliane Koza Nostras.

Top Channel