Republika Serbe largohet nga Bosnja, SHBA nuk do të na ndalojë

13/02/2020 19:49

Anëtari serb i presidencës boshnjake Milorad Dodik thotë se pranverën e ardhshme, Bosnje- Hercegovina nuk do të ekzistojë në formën aktuale nëse nuk kthehet në pozitat e Dejtonit. Dodik shtoi gjithashtu tha se Republika Serbe është nisur drejt daljes nga BeH, dhe nga kjo nuk ka kthim.

“Ne do ta bëjmë një gjë të tillë dhe nuk do të ndalemi nga SHBA apo dikush tjetër, sepse besojmë se Marrëveshja e Dejtonit është prishur, kryesisht me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar,” u tha ai gazetarëve në Sarajevë.

Koha do ta tregojë sipas përfaqësuesit të serbëve të Bosnjës, se sa serioze është Republika Serbe në këtë drejtim. “ Unë dua që të gjithë në Republikën Serbe ta dinë se kemi përpara një mur, dhe tani duhet të vendosim nëse do t`i pranojmë këta hapa të rreme të ambasadave perëndimore, që praktikisht minojnë të drejtat tona, apo nëse Republika Serbe duhet të bëjë atë që duhet. Paralajmërimi i Dodik për tërheqjen nga institucionet shtetërore pasoi një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila e shpalli jokushtetues një ligj të miratuar nga Republika Srpska mbi tokat bujqësore që kanë qenë në pronësi të shtetit jugosllav. Gjykata Kushtetuese doli në përfundimin se këto toka i zotëron sot shteti i Bosnjës, dhe jo republika Serbe.

Top Channel