Përndiqte modelen polake, dhe i përdorte imazhin në faqe pornografike

13/02/2020 18:25

“Jam e fortë, prandaj kjo situatë nuk më shkatërroi,” kështu është shprehur ndër të tjera, modelja polake Justyna Gradek në një rrëfim jo të zakontë përmes videove në Instastory.

Ish-e dashura e milionerit Philipp Plein i ka treguar të gjithë ndjekësve të saj se për 5 vite me radhë ka qenë “viktimë” e një personi që donte t’i prishte imazhin.

Personi në fjalë, gjinia e të cilit ende nuk dihet, kishte krijuar një llogari të rreme në Instagram me emrin “Rebecca” me fotot e yllit 26 vjeçar. Por jo vetëm, pasi sipas Gradek, ai/ajo e përndiqte, i niste ndjekësve të Justynës skena erotike nga faqe online pornografike dhe pohonte se ishte polakja.

E shqetësuar Gradek kontrolloi website-n për të rritur dhe në fakt ekzistonte një aktore e filmave me “pullë të kuqe” me të njëjtin emër si ajo, e me flokë të zeza, por me mbiemër tjetër.

“U përpoqa të heshtja për një kohë kaq të gjatër por sa vinte e bëhej më e vështirë,” thotë në klip modelja, teksa theksoi se do i shkonte ligjërisht kësaj çështjeje deri në fund.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel