Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, njoftoi se koalicioni mes LVV-së dhe LDK atje është shembur pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit Komunal, votim në të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mori pjesë. Prej kësaj, në seancën e jashtëzakonshme kryetar u zgjodh kandidati i PDK-së, Sulltan Badallaj. Haskuka, pas votimit doli në një konferencë për shtyp ku tha se me dështimin e zgjedhjes së kandidatit të tyre, do të vazhdojnë të vetëm në Kuvendin Komunal.

Mytaher Haskuka:

Me këtë humbje, koalicioni ynë me LDK-në nuk ka më kuptim, nga ana e kësaj partie ka pasur kushtëzim.

Prizreni kishte mbetur pa drejtues të Kuvendit Komunal pasi Artan Abrashi qe zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës. Duke komentuar këtë zhvillim, Nënkryetari i Lidhjes Demokratike, Lutfi Haziri tha se ky përben një ngërç jo të mirë politik por që sipas tij është i përballueshëm, ndërsa shtoi se do të tentohet përsëri një marrëveshje.

Top Channel