Top Story/ Në Manzë të Durrësit, shqiptarët janë familjarizuar me muxhahedinët

28/01/2020 22:25

Kur vjen pasditja në Manzë, banorët e fshatrave të zonës e kanë bërë zakon që të vijnë për vizita në kampin Ashraf. Po ashtu edhe gratë dhe vajzat kanë krijuar shoqëri të ngushta me gratë muxhahedine. Bisedat mes tyre janë shumë miqësore dhe kultura duket shumë e ngjashme. I vetmi ndryshim me shqiptarët është se Iranianët nuk pinë kafe, por çaj.

Disa gra muxhahedinë kanë mësuar edhe shqip. Kjo e ka bërë më të thjeshtë, që ato të vizitojnë shumë familje të fshatit.

Ndërsa jeta vazhdon e qetë çdo ditë në kampin Ashraf, ata nuk harrojnë që janë në luftë më një regjim gjakatar. Puna e opozitës vazhdon pa reshtur. Këto ditë janari populli në Iran është ngritur në protesta. Ata kërkojnë ndryshim të sistemit. Kjo u jep shpresë muxhahedinëve këtu larg. Ata jo vetëm besojnë se do të kthehen në shtëpitë e tyre, por janë optimist se kjo do të ndodh brenda këtij viti.

“Shpresojmë që në vitin 2020, lufta e muxhahedinëve, e popullit iranian, do të japë më në fund fryte, Dhe populli iranian të arrijë aspiratën e vjetër, prej 120 vitesh tashmë…të arrijnë liri dhe sovranitet të plotë të popullit. Fatkeqësisht, ndër vite, njerëzve ua kanë marrë peng sovranitetin. Ua kanë marrë peng ose mullahët, ose mbretërit.

Shpresojmë që njerëzit të zgjedhin më në fund fatin e tyre në votime të lira”, tregon Mehdi Baraei, përfaqësues i MEK-ut për Shqipërinë

“Mendoj se e ardhmja e Iranit të jetë e mirë, e shpresoj t’ju ftojmë dhe ne atje. Jam e sigurt që kur të çlirojmë Iranin, Irani do të jetë ndihmë e madhe për Shqipërinë. Është mirë të kemi miqësi të mirë mes dy vendeve” – tregon Damona Tavoni, anëtare e OMPI-së.

Top Channel