Krimi makabër në Korçë, autori që vrau me sëpatë në kokë 42-vjeçarin vuante nga probleme mendore

28/01/2020 17:32

KORÇË- Zamir Topi autori i krimit makabër të ndodhur pasditen e sotme në Korçë ishte me probleme shëndetësore. Lajmi për Top Channel është konfirmuar nga burime në Qendrën e Shëndetit Mendor.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se 42-vjeçari, Zamir Topi ka edhe një kartelë pranë kësaj qendre dhe ishte nën kujdesin e mjekëve.

Krimi i rëndë në Korçë ndodhi rreth orës 14:20 në lagjen nr.9 në qytetin verilindor të Korçës, ku Zamir Topi qëlloi me sëpatë Dashnor Osmanin duke e lëntë vdekur në vend. Më pasi autori u arrestua nga policia.

Top Channel