Pas takimit të LVV dhe LDK-së që u mbajt mbrëmjen e sotme ka folur Isa Mustafa dhe Albulena Haxhiu, të cilët kanë lënë të hapur rrugën për bashkëpunim, por marrëveshje nuk është arritur.

Isa Mustafa:

Faleminderit edhe prej jush që keni prit këtë takim, ne biseduam me Lëvizjen Vetëvendosje për mundësinë e një koalicioni qeverisës.

Informuar edhe ambasadorët e QUINTIT sepse ata kishin për qëllim që të informohen jo të ndërmjetësojnë dhe të ndikojnë në procesin e marrëveshjes.

Si LDK jemi të bindur që zgjidhja që kemi ofruar është një zgjidhje që kontribuon marrëveshjes qeverisëse që balancon besimin qytetar.

U shprehëm se mbesim të hapur nëse LVV si parti e parë i pranon kushtet tona. Ne në çdo moment jemi të gatshëm.

Albulena Haxhiu:

Të dashur gazetarë ju kërkojmë ndjesë që keni pritur aq gjatë, natyrisht që do të doja që të thoja që marrëveshja është finalizuar, por nuk mund ta them.

Kjo për faktin se LDK po insiston për propozimin e datës 8 janar.

Pas kësaj date ne kemi dhënë dy propozime të tjera, por të cilat janë refuzuar nga LDK-ja në këto takime që kemi pasur.

Sot kemi pasur një takim të gjatë edhe me përfaqësuesit e QUINTIT. Nuk ka marrëveshje, pikërisht për shkak të insistimit të LDK-së, për ne si LVV kjo është e pa pranueshëm.

 

/A.Pali/

 

 

Top Channel