Tërmeti i sotëm, flet në Open sizmologu Duni: Nuk ka vend për panik, ishte lëkundje normale

27/01/2020 22:39

Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës rihter u shënua sot rreh orës 2 të mëngjesit duke rikthyer panikun tek qytetarë në Durrës dhe Tiranë.

Në Open në Top Channel foli sizmologu për tërmetin që ka rënë sot herët në mëngjes dhe bëri një krahasim edhe me tërmetin në Turqi.

‘Nuk ka vend për panik. Lëkundjet që kemi shënuar sot është një dukuri normale pas tërmetit të 26 nëntorit. Është një palëkundur dhe është dukuri normale, por përsëris edhe një herë se nuk ka vend për panik. Deri tani janë shënuar 2400 postlëkunjde- tha Llambro Duni.

A ka lidhje tërmeti i 26 nëntorit me tërmetin në Turqi?- e pyeti Eni Vasili.

‘Jo nuk kanë lidhje. Tërmeti i 26 nëntorit u shkaktua nga pllaka e Adriatikut ndërsa në Turiqi ka një çarje mes 2 pllakave, asaj që përfshin Turqinë veriore dhe atë lindore’- tha sizmologu.

Top Channel