Në mbledhjen e sotme KLP ka vendosur me shumicë votash të shpallë fillimin e procedurave për plotësimin e 2 vendeve vakante për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme përmes procedurës së ngritjes në detyrë.

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i është drejtuar me shkresë KLP-së për plotësimin e 2 vendeve vakante në SPAK.

Kriteret dhe mënyra e konkurrimit janë të parashikuara në Rregulloren Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorise se Posaçme”, miratuar me vendim ne dt. 19.03.2019 nga KLP.

Top Channel