Rasti i katërt i koronavirusit vdekjeprurës është konfirmuar në Los Anxhelos, thanë sot zyrtarët shëndetësorë.

Pacienti, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, u përshkrua si një udhëtar që kthehej nga qyteti kinez, Wuhan, nga ku filloi shpërthimi i virusit, njofton NBC Los Angeles.

“Nuk ka kërcënim të menjëhershëm për publikun e gjerë, nuk kërkohen masa paraprake të veçanta dhe njerëzit nuk duhet të përjashtohen nga aktivitetet bazuar në racën e tyre, vendin e origjinës ose udhëtimet e fundit nëse nuk kanë simptoma të sëmundjes së frymëmarrjes,” thuhet në një deklaratë të Shëndetit Publik të Qarkut në Los Anxhelos.

Ky është rasti i dytë i sëmundjes së gripit në Kaliforninë Jugore, ku zyrtarët konfirmuan të shtunën se kishte një pacient të diagnostikuar me virusin në rajonin Orange.

Kishte raporte të konfirmuara për herë të parë javën e kaluar të koronavirusit në Çikago dhe zonën e Seattle, Washington, transmeton KosovaPress.

Sëmundja misterioze mund të transmetohet nga një njeri te tjetri dhe deri më tash në Kinë kanë humbur jetën të paktën 56 persona.

Top Channel