India shfaq ushtrinë në paradën e Ditës së republikës në New Delhi

26/01/2020 22:50

Një paradë madhore ushtarake e civile u mbajt të dielën në kryeqytetin indian New Delhi për të shënuar ditën e 71-të të Republikës.

Mjetet dhe formacionet ushtarake parakaluan sot përgjatë bulevardit ceremonial Raxhpath në New Delhi, teksa helikopterë fluturonin mbi ta dhe kërcimtarët luanin numra akrobatike.

Në fillim të ceremonisë kryeministri Narendra Modi shihej të mirëpriste presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro.

Dita e Republikës në Indi është festë kombëtare dhe shënon ditën kur hyri në fuqi kushtetuta e vendit më 26 janar, 1950, kur vendi u bë republikë e re.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel