Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se brenda dy ose tre ditësh do të mësohet nëse do të ketë apo jo një marrëveshje me LVV për qeverinë e ardhshme të vendit.

Osmani: Këto dy-tri ditë do të sqarojnë përfundimisht epilogun

 “Unë besoj shumë se varet nga ajo se çka do të ndodh këto dy-tri ditë. Unë besoj se këto dy-tri ditë do të sqarojnë përfundimisht epilogun. Më debatet dhe tendencat për fajësim nuk kanë më vend në raportet tona”

Takime do të ketë, thotë ajo, por nuk ka oferta të reja.

Osmani: Unë besoj se shumë shpejt do të kemi takimin e radhës

 “Unë besoj se shumë shpejt do të kemi takimin e radhës. Natyrisht aty shpresoj që të bëhet përafrimi përfundimtar për çka do që ka mbetur si mospajtim ndërmjet palëve. Meqenëse afati po rrjedh, është tejet me rëndësi që koha që ka mbetur të shfrytëzohet në mënyrë efektive dhe shpresoj shumë që brenda pak ditësh të kemi një epilog përfundimtar”

Osmani thotë se përfaqësuesit e LDK në bisedime nuk mund të lëvizin nga pozicionet, pasi këto të fundit janë përcaktuar nga organet vendimmarrëse të LDK-së. Pak ditë më parë, lideri i LDK, tha se deri të dielën duhet të vendoset nëse do të ketë apo jo marrëveshje me VV. E kjo me qëllim që marrëveshja të finalizohet sa më parë në mënyrë që mandatari për kryeministër të ketë kohë për të negociuar me pakicat minoritare. Albin Kurti u mandatua nga thaci të hënën dhe ka tani edhe 10 ditë kohë për krijimin e qeverisë. Ndërkohë që prej rreth dy javësh, VV dhe LDK nuk janë takuar.

Top Channel