Luhatja e temperaturave ka shtuar numrin e fëmijëve të prekur nga virozat e stinës. Në Lezhë, në urgjencën e pediatrisë paraqiten afro 60 raste në ditë ndërsa kapacitetet shpesh janë të pamjaftueshme për të përballuar fluksin.

Mark Marku pediater:

Antibiotiket nuk duhet të përdoren asnjëherë pa këshillën e mjekut, ndërsa dhe farmacitë nuk duhet t’i japin ato pa recetat e mjekëve.

Pediatri Mark Marku bën me dije se nëse fëmijët paraqiten me viroza është më mirë që ata të mbahen në shtëpi dhe të mos dërgohen as në kopshte e as në çerdhe. Mjekët apelojnë prindërit që të shtojnë kujdesin ndaj fëmijëve duke evituar daljet gjatë ditëve të ftohta.

Top Channel