Edhe pse dialogu Kosove-Serbi ka ngecur në vend, që nga vjeshta e 2018, një marrëveshje për linjën ajrore Prishtinë Beograd është nënshkruar ditë më parë në ambasadën amerikane në Berlin me nismë të SHBA. E kjo, po shikohet si rifillimi i bisedimeve mes dy shteteve. Analisti Rasim Alija thotë për KosovaPress se kjo mund të jetë një mundësi për rifillimin e dialogut.

Alija: Ka sinjale për rifillim të dialogut Kosovë-Serbi

 “Ka sinjale për një rifillim të mundshëm të dialogut, vet vizita e zotit Grenell në Kosovë, takimet me presidentin e Republikës së Kosovës dhe marrëveshja e arritur lidhur me linjën ajrore, tregon për sinjale pozitive të rifillimit të dialogut. Ajo çfarë është goxha e komplikuar dhe shihet si problematike, është krijimi i Qeverisë në Republikën e Kosovës

Duke e konsideruar krijimin e qeverisë së re, si problematike, Alija thotë se si Lëvizja vetëvendosje dhe lidhja demokratike e Kosovës, por edhe opozita, janë të paqarta për pozicionet e tyre lidhur me dialogun me Beogradin dhe kjo po bën që të forcohet pozita e presidentit.

Edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë, se dialogu me Serbinë praktikisht ka rifilluar.

Cakolli: Me marrëveshjen për linje ajrore në një formë ka rifilluar dialogu

“…, tashmë kemi parë praktikisht që dialogu veçse ka rifilluar ndonëse lidhur me çështje edhe në përmasa më të vogla se sa që është pritë. Ndërhyrja amerikane në këtë drejtim, dhe involvimi i tyre i drejtpërdrejtë në arritjen e marrëveshjeve në mes të dy vendeve është impuls tejet pozitiv për procesin e dialogut…

Sipas tij, sidoqoftë, është e rëndësishme që të krijohen institucionet e Kosovës pasi me krijimin e tyre, krijohet edhe mundësia për vazhdimin e dialogut. Madje, për analisten Ariana Qosaj, pa krijimin e qeverisë, nuk mund të ketë vazhdim të dialogut.

Top Channel