Virusi i rrezikshëm në Kinë/ Gazetarja kineze për TCh: Ja çfarë po ndodh deri më tani!

23/01/2020 12:44

Viktimat e koronavirusit në Kinë janë rritur në 25 ndërsa rastet e infeksionit janë 616.

Një qytet në Kinë ku e ka origjinën edhe virusi është tashmë në karantinë. Ndërkohë që është zbuluar se ky virus ka ardhur nga gjarpërinjtë. 

Por si po po përjetohet përhapja e këtij virusi në Kinë. Në lidhje direkte në edicionin e orës 12 në Top Channel ishte gazetarja e redaksisë së gjuhës shqipe në radion e jashtme të Kinës Zhang Yan e cila njihet dhe me emrin shqiptar Zana.

“Autoritet kanë marrë shumë masa, dhe po bëhet gjithçka për mospërhapjen më tej të virusit. Këshillohet evitimi i lëvizjeve të shpeshta si dhe pjesëmarrja në evente publike. Njerëzit kanë filluar të blejnë alkool mjekësor, dhe të mbajnë maska”, tha ajo.

Ndiqni videon për më shumë.

Top Channel