Qindra militantë sirianë kanë filluar sulme ndaj forcave qeveritare në disa pjesë të provincës Idlib të Sirisë, duke vrarë rreth 40 ushtarë, njofton Ministria e Mbrojtjes ruse.

Qindra militantë sirianë kanë filluar sulme ndaj forcave qeveritare në disa pjesë të provincës Idlib të Sirisë, duke vrarë rreth 40 ushtarë, njofton Ministria e Mbrojtjes ruse.

Militantët kapën dy vendbanime në zonë, tha ministria, duke shtuar se forcat siriane ishin detyruar të tërhiqeshin nga disa pozicione të tyre, raporton Reuters.

Rusia, e cila ndihmon forcat e presidentit Bashar al-Assad, tha se forcat qeveritare vranë deri në 50 militantë dhe plagosën deri në 90 sulmues.

Sulmet filluan të mërkurën, dhe luftimet në disa pjesë janë ende në vazhdim, transmeton KosovaPress.

Idlib është territori i fundit në vend që u mbajt nga kryengritësit, dhe qindra-mijëra njerëz në zonë kanë ikur javët e fundit për shkak të sulmeve ajrore nga forcat ruse dhe siriane.

Top Channel