Vajza 13-vjeçare e dhunuar sistematikisht nga nëna e saj është strehuar te të afërmit në një qytet tjetër. Dy ditë pas transmetimit të këtij skandali, institucionet shtetërore kanë sistemuar vajzën e mitur. Bashkë me të, do të qëndrojë edhe vëllai i saj 5-vjeçar.

Denoncuesi i këtij skandali falënderoi emisionin “Fiks Fare” për sensibilizimin dhe reagimin e institucioneve shtetërore. “Falënderoj emisionin Fiks Fare.

Bashkëjetuesja do të përballet me drejtësinë, ndërsa dy fëmijët janë marrë në mbrojtje nga institucionet shtetërore. Falënderoj edhe Policinë e Sarandës për gatishmërinë e treguar. Atë që se bënë organet gjyqësore, e bëri Fiksi vetëm për disa ditë.

Edhe njëherë faleminderit të gjithë stafit tuaj” tha denoncuesi, i cili për disa muaj me radhë dokumentoi dhunën barbare që nëna ushtronte ndaj vajzës 13-vjeçare, por edhe ndaj tij dhe djalit 5-vjeçar.

Skandali u transmetua më 20 janar në “Fiks Fare”, ku u faktua me zë dhe figurë dhuna ndaj të miturës. Menjëherë pas transmetimit, nëna u arrestua me akuzën e keqtrajtimit të të miturit, ndërsa Agjencia për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijëve ka filluar procedurat për heqjen e kujdestarisë së fëmijëve.

Top Channel