Nën shenjën e “Miut”/ Azia përgatitet për vitin e ri hënor

19/01/2020 18:25

Viti i ri hënor, mbërrin më 25 janar. E ndërkohë, rrugët e Taipeit dhe tempujt e tij, janë mbushur me blerës apo besimtarë, në prag të fillimit të vitit të miut.

Miu, është i pari nga të gjitha kafshët e zodiakut kinez dhe besohet se ai mund të sjellë shumë fat, vecanërisht tek shëndeti.

“Ky vit, 2020, është viti i miut. Kinezët besojnë se miu mund të sjellë shëndet dhe fat ndaj edhe ne kemi fraza të tilla si ‘Viti i miut do të sjellë fat të mirë’, ‘paratë do të të ngjisin në vitin e miut’ dhe ‘viti i miut do të të sjellë plot të mira”, tha një burrë.

Viti i miut, është i pari në 12 shenjat e zodiakut kinez, ndaj nga shumëkush besohet se ky vit do jetë i mbushur me risi apo do të jetë një fillim i ri.

Viti i ri hënor, është fillimi i një viti kalendarik, muajt e të cilit janë ciklet e hënës. Ai shënohet gjerësisht në azinë lindore dhe atë juglindore, ku përgatitjet për festime nisin ditë më parë.

Top Channel