Një automjet tip ”Range Rover” i bardhë dhe pa targa është gjetur i djegur që në datën 17 janar nga policia e Durrësit. Dyshohet se mjeti është përdorur në pengmarrjen e Kamzës, por ende nuk janë gjetur të dhëna që e verifikojnë këtë dhe pse po punohet intensivisht nga specialistët e policisë shkencore dhe grupi hetimor për të gjetur gjurmë të përdoruesve të mjetit.

Mjeti është gjetur në zonën e Shkallnurit vetëm disa orë pas marrjes peng të Jan Prengës në Kamëz, më 17 janar, po për arsye hetimore nuk është bërë e ditur gjetja e tij më parë.

Top Channel