Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik, i krijuar për realizimin e reformës zgjedhore.

Rudina Hajdari, përfaqësuese e Grupit Parlamentar Demokrat, tha se “e rëndësishme është që produkti final të jetë i dakordësuar mes palëve”. Ajo e konsideroi takimin e sotëm të suksesshëm dhe se Këshilli mund të mblidhet çdo ditë.

Ndërsa Oerd Bylykbashi, përfaqësues i Partisë Demokratike, tha se çështjet prioritare në diskutime “janë në përputhshmëri me rekomandimet e OSBE/ODIHR”.

“Konsensusi të qëndrojë deri në miratimin e Reformës Zgjedhore”, tha ai.

Edhe Damian Gjiknuri, përfaqësues i Partisë Socialiste, kërkoi që puna në Këshillin Politik të jetë e përditshme, në mënyrë që për dy muaj të ketë një produkt final.

Ai tha se Partia Demokratike ka bërë një kthesë të madhe nga qëndrimet e saj ekstremiste.

Top Channel