FOTO/ Në brendësi të fisit që bën dush me urinën e kafshëve

16/01/2020 21:54

Të dhënë pas bagëtive, kështu mund të përkufizohet fisi Mundari, të cilët ndodhen në Sudanin Jugor.

Fotografit të njohur gjerman, Mario Gerth Iu desh të kalonte tre muaj në këtë fis për të realizuar foto nga përditshmëria e tyre.

Jeta e këtij fisi është e fokusuar drejtpërsëdrejti me bagëtinë, madje ata ndjekin një ritual tepër të veçantë. Bëjnë dush me urinën e kafshëve!

Ata mendojnë se në këtë mënyrë mbrohen nga infeksionet e mundshme që mund t’u shfaqen. Ashtu si në Indi, banorët e fisit i konsiderojnë lopët si të shenjta dhe nuk ushqehen me mishin e tyre, si pasojë dieta e tyre ditore përbëhet nga bazë qumështi dhe kosi.

Gerth shprehet se këta njerëz bashkëjetojnë me lopët, ata hanë, flenë dhe rrinë me to.

“Lopët për banorët e fisit janë gjithçka, monedhë ushqimi dhe krenari”, është shprehur fotografi.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel