Sot kemi vendime të gjykatave që shkruhen në një gjuhë rruge dhe nuk respektojnë standardin e shqipes. Sot përdorimi i kompjuterit ka hequr nga qarkullimi shkronjën “ë” dhe shkronjën “ç”. Emrat e institucioneve shkruhen gabim." /> Sot kemi vendime të gjykatave që shkruhen në një gjuhë rruge dhe nuk respektojnë standardin e shqipes. Sot përdorimi i kompjuterit ka hequr nga qarkullimi shkronjën “ë” dhe shkronjën “ç”. Emrat e institucioneve shkruhen gabim.">

Top Story/ Gjuha shqipe shkruhet korrekt në koshat e plehrave, por jo tek institucionet shqiptare

14/01/2020 21:58

Sot kemi vendime të gjykatave që shkruhen në një gjuhë rruge dhe nuk respektojnë standardin e shqipes. Sot përdorimi i kompjuterit ka hequr nga qarkullimi shkronjën “ë” dhe shkronjën “ç”. Emrat e institucioneve shkruhen gabim.

Le të marrim disa shembuj të të shkruarit gabim të gjuhës shqipe. Ne vizituam disa institucione shtetërore për të parë emërtimet e tyre në hyrje të godinave. Shumica prej tyre janë të shkruara pa e respektuar standardin e drejtshkrimit.

Gabimi më i zakonshëm është mungesa e shkronjës “ë”. Vini re emrat e institucioneve ose fjalët Republika e Shqipërisë. Me këtë gabim ishin tabelat e Rektoratit të Universitetit të Tiranës, Garda e Republikës, Gjykata e Lartë, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe fakulteti i teknologjisë së informacionit, Dhoma e tregtisë dhe industrisë Tiranë. Edhe në shumë institucione të tjera shëndetësore e kulturore emërtimet shkruhen pa shkronjën “ë”. Surprizë për ne ishte mungesa e shkronjës “ë” në hyrje të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Pra aty ku studiohet gjuha shqipe. Kjo tregon qartë se institucionet shqiptare nuk e kanë mendjen tek respektimi i gjuhës Shqipe. Tani shikoni si kontrast një kompani Italiane që operon në Tiranë. EKOTIRANA është kompania Italo-Shqiptare që menaxhon mbetjet e kryeqytetit. Në çdo kazan drejtshkrimi i gjuhës Shqipe është shumë i saktë. Shkronja “ë” vendosur edhe atje ku germat janë kapitale. Të bën çudi që një kompani Italiane respekton gjuhën shqipe edhe tek kazanët e plehrave, ndërsa shqiptarët nuk e respektojnë as në hyrje të universiteteve.

Kur bëhet fjalë për dokumentet zyrtare drejtshkrimi i shqipes lë akoma më shumë për të dëshiruar.

Shikoni këtë vendim të Gjykatës së Lartë! Në 13 faqet e tij nuk gjendet asgjëkund shkronja “ë”. Ndërkohë ka edhe fjalë të tjera që janë shkruar gabim. P.sh është shkruar “gjithshka” në vend të “gjithçka”.

Në këtë rast ky nuk është thjeshtë gabim estetik. Në këtë rast luhet me drejtësinë. Një shkronjë e vetme, një term i vetëm mund të dënojë, apo të shfajësojë një njeri.

Top Channel