Ata u rikthyen sërish tek vendi ku 30 vite me parë i dhanë një goditje të fortë regjimit komunist.

Me 14 Janar të vitit 1990, disa të rinj shkodranë organizuan të paren revoltë kundër sistemit të asaj kohë duke vrarë frikën që ekzistonte tek populli. Gjergj Livadhi, një nga organizatorët tregon se pakënaqësia dhe varfëria kishin arritur kulmin dhe për këtë lëvizje morën edhe mbështetjen e një ambasadori.

Mbrëmjen e 13 janarit, disa prej tyre u arrestuan por plani i thurur në fshehtësi u vu në jetë të nesërmen pavarësisht se busti i Stalinit, në qendër të qytetit nuk u rrëzua.

Pas torturave, të arrestuarit u akuzuan për vepra të renda penale dhe i priste dënimi me pushkatim por kush i shpëto të rinjtë shkodranë?

Disa prej tyre sot nuk jetojnë me si pasojë e torturave dhe keqtrajtimit, por protagonistet e tjerë të asaj ngjarje, janë shumë të zhgënjyer për Shqipërinë e këtyre 30 viteve.

Top Channel