Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, reagon OSBE: Një hap i rëndësishëm në dobi të shqiptarëve

14/01/2020 16:59

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me anë të një postimi në rrjetin social “twitter” shprehet se mirëpret marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore dhe e sheh këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme në dobi të të gjithë qytetarëve në Shqipëri.

Në postim shkruhet gjithashtu se Prezenca do të vijojë më kontributin në procesin e reformës zgjedhore, në përputhje me mandatin e saj.

“Prezenca #OSBE mirëpret marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore. E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do trajtojë të gjitha rekomandimet @osce/odihr, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca është e gatshme të vijojë të kontribuojë në procesin e reformës zgjedhore, në përputhje me mandatin e saj”, shkruhet në postimin e Prezencës e OSBE-së në Shqipëri.

Top Channel