Arsyet pse ndodh mjegullimi i trurit – Çfarë duhet të dini dhe si të mbroheni

14/01/2020 22:40

Mjegullimi i trurit nuk është një gjendje mjekësore. Është një term i përdorur për disa simptoma që mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të menduar.

Mund të ndiheni të hutuar ose të çorganizuar ose ta keni të vështirë të përqendroheni dhe të vendosni mendimet tuaja në fjali.

Sindroma e lodhjes kronike

Me këtë gjendje, trupi dhe mendja juaj lodhen për një kohë të gjatë. Mund të ndiheni të hutuar, harraqë dhe të paaftë për t’u përqëndruar. Nuk ka shërim të njohur për lodhjen kronike, por mjekimi dhe stërvitja mund të ndihmojnë.

Stresi dhe Depresioni

Ndodh të mos mbani mend mirë gjërat ose të mos jeni në gjendje të zgjidhni problemet. Humbjen e energjisë dhe motivimit që shkaktohet nga depresioni, ndikon në trurin tuaj në një mënyrë që shkakton mjegullimin. Trajtimi për depresionin duhet t’ju ndihmojë të merrni përsëri në rrugën e duhur.

Gjumi

Ju duhet gjumë për të ndihmuar trurin tuaj të funksionojë ashtu siç duhet. Por gjumi i mangët ose i tepërt mund t’ju bëjnë të ndiheni të mjegullt. Flini nga 7 deri në 9 orë. Nëse shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë, ndihmoni shëndetin tuaj.

Shtatzënia

Shumë gra e kanë të vështirë të kujtojnë gjërat gjatë shtatzënisë. Barra mund të ndryshojë trupin tuaj në shumë mënyra, dhe substancat e lëshuara për të mbrojtur dhe ushqyer fëmijën tuaj mund të sjellin probleme në kujtesë.

Skleroza e shumëfishtë

Kjo sëmundje ndikon në sistemin tuaj qendror nervor dhe mund të ndryshojë mënyrën si truri juaj komandon pjesën tjetër të trupit. Rreth gjysma e njerëzve që preken nga skleroza kanë probleme me kujtesën, vëmendjen, planifikimin ose të folurit.

Ilaçet

Disa lloje të ilaçeve mund të shkaktojnë mjegullimin e trurit. Nëse merrni mjekime dhe vëreni se mendimi juaj nuk është aq i qartë sa duhet ose kur papritur nuk mund të mbani mend gjërat, takoni mjekun. Sigurohuni që t’i lexoni mirë të gjitha barnat që merrni. Shumica e tyre e paraqesin mjegullimin e trurit si efekt anësor.

Trajtimet e sëmundjeve të këqia

Kimioterapia – një trajtim për kancerin që përdor ilaçe të forta – mund të çojë në atë që nganjëherë quhet “truri pasiv”. Mund të keni vështirësi për të kujtuar detaje si emra ose data dhe ju merr shumë kohë për t’i përfunduar gjërat. Zakonisht problemi largohet mjaft shpejt, por disa njerëz mund të preken për një kohë të gjatë pas trajtimit.

Menopauza

Gratë mund ta kenë më të vështirë të mësojnë ose të kujtojnë gjërat kur arrijnë në këtë fazë të jetës. Kjo ndodh rreth një vit pas periudhës së tyre të fundit, zakonisht rreth moshës 50 vjeç. Së bashku me mjegullën e trurit, ato gjithashtu mund të kenë të nxehtë – djersitje të papritur me një ritëm më të lartë të zemrës dhe temperaturës së trupit dhe ndryshime të tjera të organizmit./AgroWeb.org

Top Channel