Arabia Saudite ekzekutoi me vdekje 184 persona, përfshirë dhe adoleshentë për mesazhe në WhatsApp dhe një homoseksual (Foto te ekzekutimeve)

14/01/2020 19:07

Arabia Saudite ekzekutoi 184 persona vitin e kaluar, përfshirë tre të burgosur që ishin adoleshentë kur u arrestuan. Shifra e zymtë tregojnë numrin më të lartë të vrasjeve nga shteti që kanë ndodhur në këtë vendin të Lindjes së Mesme në gjashtë vitet e fundit. Ekzekutimet në Arabinë Saudite bëhen ose me prerje koke në publik nga një xhelat, ose me mënyra të tjera. Ata që kanë udhëtuar në Arabinë Saudite kanë parë lajmërimet në aeroport se nëse posedon lëndë narkotike, dënohesh me vdekje.

Midis të egzekutuarve ishte Abdulkarim al-Haëaj 21 vjeç. Ai u arrestua në moshën 16 vjeç pasi dërgoi mesazheve në ËhatsApp për një demonstrim antiqeveritar. Ai u torturua elektroshok dhe I lidhur më zinzhirë derisa u rrëfye. Abdulkarim dhe 36 të tjerët u ekzekutuan në një ditë të vetme në prill të 2019 si të dënuar për ‘terrorizmi’, njëri prej tyre u kryqëzua.
Ndërsa Mujtaba al-Sëeikat, u vra pasi u arrestua kur ishte 17-vjeçar duke hipur në një fluturim për në SH.B.A. ku do të fillonte studimet në Universitetin e Michiganit Perëndimor.
Ai u dënua vetëm në bazë të një rrëfimi të nxjerrë nën torturë, pasi ai u masakrua në të gjithë trupin.
Dokumentet e gjykatës treguan se Mujtaba al-Sëeikat rrëfeu se hodhi kokteje Molotov kundër forcave të sigurisë kishte bërë një bisedë në telefonin e tij Blackberry për organizimin e demonstratave.
Babai i tij këmbënguli që djali i tij vetëm dy herë iu bashkua demonstratave nga pesë minuta.
“Ai iu nënshtrua abuzimit psikologjik dhe fizik,” tha Nader al-Sweikat.
“Hetuesi i diktoi rrëfimin dhe e detyroi ta nënshkruajë në mënyrë që torturat të ndaleshin dhe ai firmosi.”
Një tjetër nga të vrarët ishte adoleshenti Salman Qureish, i cili u arrestua menjëherë pas 18-vjetorit.
Dënimi i një personi nën 18 vjeç është i ndaluar me ligjin ndërkombëtar.
Ekzekutimet e të rinjve u realizuan, pavarësisht se Arabia Saudite u zotua të mos vriste më të rinjtë adoleshentë.
Një nga 184 ishte homoseksual dhe u vra vdekje pasi rrëfeu në gjyq se kishte bërë seks me katër burra të tjerë. Maya Foa, drejtori i grupit, Reprieve, i bëri thirrje SH.B.A.-së dhe Mbretërisë së Bashkuar që të bëjnë presion që sauditët të heqin dorë nga ekzekutimet.
Ajo tha se: “Sipas shifrave zyrtare saudite, 37 persona u ekzekutuan për vepra” terrorizmi “në vitin 2019, por një vështrim më i afërt i akuzave -” mosbindje ndaj mbretit “,” përgatitja e banderolave me parulla antit shtetërore, “nxitje përmes media sociale ’- zbulon se kush janë në të vërtet të ashtuquajturit terroristë.
“Mujtaba al-Sëeikat dhe Abdulkarim al-Haëaj u arrestuan pasi morën pjesë në demonstratat pro-demokracisë.
“Arabia Saudite është ende një vend ku të ndjekësh një protestë ose të kritikosh regjimin mund të të vrasin.”Mirror

FOTO GALERI
1/13

Top Channel