Më 2 janar policia shqiptare dëboi një mësues turk, Harun Çelik, i cili rreth gjashtë muaj më parë ishte kapur në Rinas në tentativë për të dalë me dokumenta fallco në drejtim të Kanadasë.
Ndërkohë siç Top Channel mëson, Alban Bengasi, avokati i Harun Çelik i ka dërguar kërkesë ministrisë së Brendshme dhe policisë së shtetit ku kërkon informacion dhe të dhëna për procedurën e ndjekur nga shteti shqiptar për procedurën e ndjekur për Harun Çelik.
Avokati kërkon të informohet nëse klienti i tij është deportuar apo dëbuar.
Mësuesi 42 vjeçar, Harun Çelik, në Turqi dyshohet së është pjesëtar i lëvizjes Gulen, e për këtë arsye, në tentative për t’iu shmangur kërcënimeve në vendin e tij, u kap në aeroportin e Riansit me dokumentacion fallco.
Ndërkohë në dhomën penale të Tiranes është vendosur të gjykohet në datën 13 janar ora 10:00 edhe miku i Harun Çelik, Selami Simsenk. Edhe ai është shtetas turk, është arrestuar në të njëjtën dite me Çelik dhe sërish me dokumente false.
Prokurorja e Tiranes Anila Galanxhi ka ngritur akuzë për falsifikim dokumentesh. Çështja është në seancë paraprake, ndërsa gjyqtar i çështjes është Ahmet Metalija.
Megjithëse për mikun e Çelik nuk ka qenë i njëjti procedim. Dosja për Simsek është ndarë nga Harun Çelik pasi janë kapur veçmas në Rinas , edhe pse në të njëjtën ditë.
Top Channel mëson se Simsek është paraqitur në Rinas, ku kishte planifikuar udhëtimin, Rinas-Vienë-Toronta, me destinacion final Toronton, ku pas kontrolleve ka rezultuar pjesa e vizës e falsifikuar.
Në këto kushte, duke parë që viza kanadeze e ndodhur në pasaportën e tij do shërbente për udhëtimin drejt Kanadasë, punonjësit e policisë kufitare kanë bërë bllokimin e dokumenteve dhe e kanë shoqëruar atë për në komisariat.
Anila Hoxha
Top Channel