Ka shkuar në dy numri i viktimave në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Çërrik, ku u përfshinë një automjet dhe një motoçikletë.

Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve, shtetasi me iniciale F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë, ka ndërruar jetë pak orë pas aksidentit. Drejtuesi i motoçikletës, shtetasi me iniciale E. D., 35 vjeç,  banues në fshatin Shirgjan, ndërroi jetë në vendngjarje.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tip “Audi”, 25 vjeçarin me iniciale A.Sh., për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA