Paralajmërimi i fortë i Bashës: Nga nesër do të…
19/12/2019 18:49
Lulzim Basha ka folur në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike dhe është shprehur se nga nesër do të jetë dita më intensive politike bëjnë me dije burime për Top Channel.
Gjithashtu Basha tha se për dy javë do të dalë materiali i Reformës Zgjedhore dhe platforma për zgjidhjen politike.
Basha:
Për dy javë del materiali i reformës zgjedhore dhe platforma për zgjidhje politike. Është koha për hapje të madhe të gjerë me çdo person që është kundër kësaj qeverie e që dëshiron të vi të kontribuojë për PD. Është koha ta bëjmë koalicionin tonë me çdo individ që është gati të përshpejtojë zgjidhjen dhe rënien e kësaj qeverie. Dita e nesërme e në vazhdim do jetë periudha më intensive politike.
Top Channel