“Vajza e 500 trëndafilave” përlotet për të dashurin e ndjerë: I shkoj te varri, më kishte premtuar…

17/12/2019 17:30

Modelja dhe aktorja Nertila Kapaj, e njohur gjerësisht nën etiketimin “vajza e 500 trëndafilave” ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për jetën e shumë komentuar nëpër media si edhe deklaratat për dashuri të përjetshme ndaj partnerit të saj të ndjerë, Jetnis Dollapi.

E pyetur nga Bieta, modelja u përlot dhe tha se ai do të mbetet gjithnjë në zemrën e saj, pavarësisht viteve që kalojnë.

“Edhe mbas 20 vitesh të vij të flas për këtë, prapë të njjëtën gjë do them, ai është i pazëvendësueshëm. Është një dhimbje që s’ka për t’u mbyll kurrë, por jeta na bën të fortë.

Mësohemi me këtë… Fjalët e tij kanë qenë ‘mos u mërzit zemër se do bëj çdo gjë që të jemi të lumtur bashkë’. Kalon kohë dhe unë prapë i lexoj ato mesazhe. Më vjen inat me jetën, më vjen inat me të, sepse e dija që ai kurrë nuk do më linte, me shpirt kurrë s’ do më kishte lënë”, tha e prekur ajo.

Vlen të kujtojmë se Nertila është e bija e Luan Kapaj, zjarrfikësit nga Vlora që u konsiderua “hero” pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Top Channel