Këshilli i Ministrave kërkon që gjendja e jashtëzakonshme të shtyhet deri më 31 mars
16/12/2019 10:59
Më 26 nëntor 2019 Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm i cili u mori jetën 51 personave si dhe plagosi mijëra të tjerë.
Nga ky tërmet me mijëra familje mbetën pa shtëpi pasi disa pallate u shembën dhe disa të tjerë u shpallën të pabanueshëm.
Më datë 27 nëntor kryeministri jam shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore e cila zgjat një muaj.
Por më datë 13 këshilli i ministrave i është drejtuar kuvendit me një kërkesë që kjo gjendje të shtyhet deri më datë 31.3.2020.
Komisioni për Sigurinë Kombëtare e ka në rend dite për sot këtë kërkesë.
Top Channel