Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një konferencë shtypi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç qq ka vizituar Athinqn dy ditqt e fundit ka shprehur përkrahjen e qeverisë së tij ndaj Beogradit në përpjekjen e tij për t’u bërë pjesë e BE-së, por edhe në dialogun me Prishtinën ,duke theksuar se pozicionimi i Greqisë ndaj Kosovës nuk ndryshon.

Z. President kishte rastin të më informonte për ecurinë e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës të cilin e shikon pozitivisht edhe Athina. Por e përsëris edhe njëherë se pozicionimi ynë ndaj Kosovës nuk ndryshon, por mbetet konstant. Dhe dua të shtoj këtu se anullimi i taksës doganore për produktet serbe është për mendimin tonë një hap i domosdoshëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve- tha Mitsotakis

Nga ana e tij presidenti Vuçiç ka mirëpritur deklaratat e liderit grek i cili ka nënvizuar se Athina mbeshtet me të njëtën forcë edhe integrimin europian të vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor .

Vuçiç dhe Mitsotakis kanë nënshkruar marrëveshje të strategjisë së bashkëpunimit mes dy vendeve dhe Athina është shprehur e gatshme ndaj kërkesës së Beogradit për furnizim me gaz natyror nëpërmjet gazjellesve që kalojnë në Greqi.

Pas mesazheve të rrepta që Mitsotakis ka çuar përsëri ndaj Turqisë sa i përket pretendimeve të saj për Zonën Ekonomike Ekskluzive në detin Egje,Vuçiç ka theksuar se Serbia mbështet Greqinë për çështjen e kufijve të saj detar.

Top Channel