Përfaqësuesit e Partisë Demokratike do të mblidhen sot në selinë blu, në orën 18:00, pas vëzhgimeve që kanë kryer në terren për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mbledhja do të drejtohet nga kryetari Lulzim Basha dhe do të marrin pjesë ish-anëtarët e Grupit Parlamentar, anëtarët e Kryesisë, si dhe kryetaret e Degëve Durrës, Krujë, Fushë-Krujë, Laç, Lezhë, Kavajë, Vorë, Tirana 4, 6, 8, 12, 14 dhe 15 dhe kryetarët e bashkive Lezhë, Vorë, Kamëz dhe Kavajë, thuhet në njoftimin e PD-së.

Basha dhe përfaqësues të tjerë të PD-së kanë kërkuar anulimin e disa koncesioneve, si masë të domosdoshme për të siguruar paratë që duhen për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Top Channel