Një çift me shtatë fëmijë ka hapur një llogari në internet ku u bëjnë thirrje publikut t’i ndihmojë, pasi përkrahja shoqërore që merrnin nga shteti u është ulur në 480 sterlina në muaj, nga 2100 që merrnin më parë, dhe e kanë të pamundur të rrisin fëmijët.

Rajan Roxhers, 26 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Xheni Grajms, 25, nga Liverpuli i Britanisë së madhe, thonë se tani detyrohen të kërkojnë ushqim te qendrat e bamirësisë për shtatë fëmijët, për shkak të ligjeve të reja.

Ata marrin 700 sterlina në total, por 220 u mbahen për shkak të një pagese fillestare që u jepet në formë huadhënieje kur bëhen pjesë e sistemit të përkrahjes shoqërore, por që u mbahet më pas.

Më i madhi i fëmijëve është Elli, shtatë vjeç. Më pas vijnë vajzat binjake 6-vjeçare, Kenzi dhe Kellsi, Lejsi 4 vjeçe,  Arçi 2 dhe dy binjakë shtatë muajsh, Tobi dhe Rajli.

Top Channel